.
Published On: Wed, Oct 26th, 2016

Handikos në Gjakovë organizoj aktivtetin me moton “Luajmë, mësojmë rritemi së bashku”

Share This
Tags

Në kuadër të implementimit të projektit me titull “Shërbimet e bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara”, Organizata Handikos në Gjakovë, sot në Pallatin e Sportit “Shani Nushi” në bashkëpunim me shkollat fillore “Zekerja Rexha”, “Mustafa Bakija” dhe “Emin Duraku”, me moton “Luajmë, mësojmë rritemi së bashku”, ka organizuar aktivitetin ndërgjegjësues për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukim të rregullt. Brilanta Ballata, menaxhere e Qendrës së Handikosit në Gjakovë, ka veçuar rëndësinë e organizimeve te tilla për qasje të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Në anën tjetër fëmijët pjesëmarrës në këtë aktivitet janë shprehur të kënaqur që janë bërë pjesë e një ngjarje e cila promovon gjithpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Aktiviteti i sotëm në Gjakovë i cili si qëllim parësor kishte ofrimin e shërbimeve multi-dimensionale për fëmijët me aftësi të kufizuar, organizuar nga Qendra “Handikos”, është mbështetur nga organizata “Save the Children”.