.
Published On: Wed, Apr 19th, 2017

Gjobiten ndotësit e ambientit

Share This
Tags

Themelimi dhe fillimi i punës në teren i grupit inspektues të Kuvendit Komunal të Gjakovës, për gjoba mandatore ndaj atyre që hedhin mbeturina, ka filluar të jep rezultate pozitive.

Udhëheqësi i këtij grupi, Fatos Deda, ka thënë se aksioni është duke treguar rezultatet e para, ku vërehet një përmirësim i gjendjes së mbeturinave në qytet, ndërsa duhet akoma të punohet nëpër fshatra, ku identifikimi dhe kapja në vepër e personave të cilët hedhin mbeturina, është më e vështirë.

Deri me tash ky grup ka vënë 45 gjoba të ndryshme me vlerë nga 10 deri në 100 euro për kundërvajtje të ndryshme, ndërkohë që paralelisht janë realizuar edhe biseda dhe këshillime me shumë persona të mitur të cilët nuk mund të gjobiten.

Përpos inspektimeve gjatë orarit të rregullt të punës, zyrtarët inspektues punojnë edhe nga ora 19 deri në 24.