.
Published On: Thu, Jan 11th, 2018

Gjakovë, rritet numri i personave që heqin dorë nga shtetësia kosovare

Share This
Tags

Sikurse në qendrat e tjera të Kosovës edhe një numër i qytetarëve të Gjakovës që jetojnë në shtete të ndryshme kanë vazhduar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Në ofiqarinë e komunës së Gjakovës, përkatësisht në zyrën për shtetësi, gjatë vitit 2017 për lirimin e shtetësisë kanë pranuar 236 aplikacione. Ky numër i aplikimit është më i larti në disa vitet e fundit.

Sipas statistikave që janë në ofiqarinë e komunës së Gjakovës, gjatë vitit 2016 për lirim nga shtetësia kanë pranuar 198 aplikacione, në vitin 2015 ka pasur 201, ndërsa në vitin 2014, në zyrën për shtetësi kanë pranuar 173 aplikacione.

Shumica dërmuese e këtyre rasteve bëhen nga qytetarë që jetojnë në vende ku nuk njihet dyshtetësia. Ndërsa këta qytetar po zgjedhin shtetësinë e vendit ku jetojnë dhe veprojnë./radiogjakova/