.
Published On: Wed, Apr 19th, 2017

Gjakova, komuna më transparente

Share This
Tags

Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale, një hulumtim i realizuar dhe implementuar nga OJQ “Ec ma Ndryshe” dhe financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, nxori Gjakovën si komunën më transparente në Kosovë.

Fisnik Minci, përfaqësues i “Ec ma Ndryshe”, deklaroi se Gjakova ka dalë të jetë komuna më transparente në Kosovë dhe bashkë edhe me Komunën e Prishtinës janë dukshëm më lart se komunat e tjera të Kosovës.

Në takimin që u mbajt në Prizren, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh e kënaqur me vazhdimësinë e sukseseve në nivel transparence dhe llogaridhënie që Komuna e Gjakovës është duke e dëshmuar tash e 3 vjet, jo vetëm në vlerësimet e organizatës “Ec ma Ndryshe”, por edhe të organizatave e institucioneve të tjera qeveritare.

Kusari-Lila shtoi se llogaridhënia dhe transparenca nuk është marrë seriozisht nga qytetarët e Gjakovës, të cilët prioritet e kanë pasur realizimin e projekteve infrastrukturore, por me kalimin e kohës qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë që ka transparenca dhe llogaridhënia dhe e kanë kuptuar se është pikërisht kjo arsyeja se pse Gjakova ka përfituar projekte të mëdha në vlera milionëshe.