.
Published On: Wed, Mar 29th, 2017

Fotografi akademik Shkelzen Rexha vlerësohet edhe me dy çmime

Share This
Tags

Në Prishtinë, të marten, është bërë ndarja e çmimeve Wiki Loves Monuments 2016, garë kjo e cila organizohet me qëllim të mbledhjes së fotografive në fushën e

trashëgimisë historike dhe kulturore nga Wikipedia. Fillimisht u bë ndarja e çmimeve për fotot e bëra në Shqipëri, ku fotografi i njohur akademik nga Gjakova, Shkelzen Rexha zuri vendin e parë me fotografinë e Urës së Mesit në Shkodër. Pos kësaj në 10 fotografitë më të mira të përzgjedhura nga juria 5 anëtarëshe nga Shqipëria dhe Kosova, fotografi nga Gjakova kishte 8 foto të tij. Mbrëmë poshtu është bërë edhe ndarja e çmimeve për fotot e bëra në Kosovë, ku vendi i pare i takoi Arben Llapashticës me një foto të Balsa-mariumit në Ulpianë, ndërkohë që fotografia e dytë më e mirë u zgjodh ajo e Muzeut Etnografikë në Gjakovë, e shkrepur nga fotografi Shkelzen Rexha. Marrë në tërësi në këtë kompeticion artistik janë prezantuar gjithësejt 648 foto nga 39 garues në Kosovë dhe 406 foto nga 19 garues në Shqipëri.