.
Published On: Fri, Sep 15th, 2017

Fondi i pamjaftueshëm për mirëmbajtje, rrezikohen objektet e trashigimisë kulturore

Share This
Tags

Qendra për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, këtë vit ka nisur me restaurimin e disa objekteve si në qytet ashtu dhe në fshatra. Disa prej tyre i ka përfunduar e disa të tjera për mungesë të mjeteve nuk ka arritur t’i realizojë.

Sipas drejtorit të kësaj qendre rajonale, Osman Gojani, shteti nuk është duke investuar sa duhet në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të Gjakovës e që për pasojë një pjesë e tyre janë në rrezik të lartë.

Megjithatë kjo qendër me ato pak mjete të ndara nga Ministria e Kulturës, po mundohet të bëjë restaurime. Një pjesë të tyre i ka dedikuar për disa objekte të cilat është investuar edhe më herët, por që nuk kanë përfunduar akoma, siç janë Kulla e Koshit, Kulla e Dylave si dhe Kulla e Tal Belit në fshatin Krelan.

Po ashtu sipas Gojanit, ekspertët e Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, janë duke mbikëqyrur punimet në disa objekte që po ndërtohen nga organizata “Vakëfet e Turqisë”, si në rindërtimin e Medresës së vogël, dhe tri xhamive në qytet, atë të Sefës, Kusarëve dhe të lagjes Mualla Jusuf./radiogjakova/