.
Published On: Sat, Mar 31st, 2018

Dy gola në 2 minuta, Vëllaznimi barazon në frymën e fundit ndaj Prishtinës

Share This
Tags

Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të marrë një pikë në një ndeshje dramatike ndaj Prishtinës që u luajt Pejë. Sfida u mbyll me rezultat 2-2, me kuqezinjtë që barazuan në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas një pjesë të parë pa raste shënimi, e dyta filloi me Prishtinën që gjeti golin e avantazhit me Mankende. Vëllaznimi pati një rast me Burim Qorrin që goditi shtyllën, por Prishtina shënoi golin e dytë me Ahmetin në minutën e 86-të.

Bardhekaltrit menduan se e kishin fituar ndeshjen deri në minutën e 90 kur gjyqtari akordon penallti për gjakovarët pasi lojtari i tyre Përparim Osmani luan me dorë në vijë të portës dhe përjashtohet me karton të kuq.

Kuqezinjtë fillimisht shënuan me Besnik Krasniqin nga penalltia në minutën e parë shtesë.

Në aksionin pasues, Vëllaznimi del i tëri në sulm dhe falë një mos përqendrimi të mbrojtjes së Prishtinës, barazon me Lekë Vulën, në minutën e tretë shtesë, duke ia siguruar një pikë tejet të rëndësishme Vëllaznimit në garën për mbijetesë./radiogjakova/