.
Published On: Mon, Oct 2nd, 2017

Dushi takon banorët e Brekocit dhe Skivjanit

Share This
Tags

Banorët e Brekocit dhe ata të Skivjanit kanë pasur mundësi të shprehin shqetësime e tyre në takimin me kandidatin për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e AKR-së, Edmond Dushi.

Ndër shqetësimet kryesore që u diskutuan me këtë rast ishtë sigurimi i transportit urban, asfaltimi i rrugës për në shkollë, ndriçimi publik, ndërtimi i sallës së edukatës fizike si dhe zgjidhja e problemit të papunisë tek të rinjtë.

Dushi premtoi se gjithçka është në kompetencën e Komunës së Gjakovës dhe kryetarit do të realizohet, në mënyrë që edhe banorët e kësaj lagjeje të gëzojnë ksuhte më të mira jetese.

Në këto takime, banorët u ftuan të votojnë edhe kandidatët për Asamble të AKR-së./radiogjakova/