.
Published On: Sat, Mar 25th, 2017

Dita botërore e Teatrit i dedikohet aktorit të madh Hadi Shehu

Share This
Tags

Në drejtorinë e Kulturës në Gjakovë kanë paralajmëruar se Dita botërore e Teatrit, këtë vit do t’i dedikohet aktorit të madh të skenës shqiptare Hadi Shehu, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë. Më këtë rast në mënyrë filmike do të jepet shfaqja e tij e fundit lamtumirëse drama sociale “Pjata prej Druri” e autorit amerikan Edmond Moris. Pos aktorit të shquar Hadi Shehu, për këtë projekt teatral ishin angazhuar edhe aktorja e shquar nga Shqipëria, Rajmonda Bulku, pastaj Hysen Binaku, Xhevdet Doda, Muradije Muriqi, Albulena Kryeziu, Edmond Hafizademi, Altina Kusari, Bujar Ahmeti e të tjerë. Shfaqja eshte realizuar me regji nga Gëzim Kame regjisori i shumë filmave dhe teatrit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, i cili edhe më parë ka pasur bashkëpunim me Teatrin Profesionist të Gjakovës, kurse skenografia nga skenografi njohur Petrit Bakalli. Drama “Pjata prej Druri” në mënyrë filmike do të shfaqet në sallën e teatrit në Gjakovë, të hënën më 27 mars, në orën 20.