.
Published On: Sat, Aug 19th, 2017

“Dhembje që vret”, antologji dedikuar personave të zhdukur

Share This
Tags

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtarëve të të Zhdukurve, ka dalë nga shtypi, antologjia poetike me titull “Dhembje që vret” e përgatitur nga autorja Mevlyde Mezini Saraçi.

E përbashkëta e tyre është se të gjitha poezitë në këtë antologji i janë dedikuar personave të zhdukur nga kriminelët serbë në luftën e fundit në Kosovë.

Lidhur me botimin e kësaj antologjie Saraqi, ka thënë se përzgjedhjes së poezive i ka paraprirë konkursi përkatës i botuar nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova” , ndërkohë që më pastaj janë përzgjedhur 58 poezi.

Duke i falënderuar dhe duke ju shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunim në realizmin e kësaj antologjie, autorja Saraqi, tha se “poetët të cilët kanë shkrirë shpirtin poetik me dhembje e krenari, në këtë mënyrë kanë ndërtuar një kështjellë historike dhe të qëndrueshme me vargjet e tyre”.

E veçanta e botimit të 100 ekzemplarëve të antologjisë poetike me titull “Dhembje që vret” e përgatitur nga Mevlyde Mezini Saraçi e redaktor Muhamet Rogova është se libri është botuar në mënyrë vullnetare , ndërkohë që Saraqi ka bërë thirrje tek donatorët që të mbështesin edhe botimin e ekzemplarëve tjerë, në mënyrë që çdo familje e të pagjeturve në Kosovë, të pajiset me një antologji të tillë./radiogjakova/