.
Published On: Mon, Sep 18th, 2017

Dënimet mbushin arkën e Drejtorisë së Inspeksionit

Share This
Tags

Drejtoria për Punë Inspektuese për tetë muajt e parë të këtij viti, ka trefishuar të hyrat krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas drejtoreshës Hana Zeka, progresi në të hyra në këtë drejtori, është shtuar nga dënimet që janë bërë nga sektorë të ndryshëm të drejtorisë, si ata të tregut, sanitarë, komunalë si dhe ata të mjedisit.

Sipas Zekës në të gjithë këta sektorë në arkën e drejtorisë prej fillimit të vitit deri në muajin gusht janë derdhur mbi 11 mijë euro.

Krahasuar me periudhën njëvjeçare të vitit 2016, kur janë mbledhur rreth 4 mijë euro.

Në këtë sukses në arkëtimin e të hyrave në këtë drejtori, hyjnë edhe dënimet për ndotësit e ambientit që për herë të parë është praktikuar në komunën e Gjakovës.

Sipas drejtoreshës Zeka prej kohës kur është marrë vendimi për keqpërdorim të ambientit janë dënuar me dhjetëra qytetarë./radiogjakova/