.
Published On: Thu, Oct 13th, 2016

Çdo gjë gati për Maratonën e Malësisë

Share This
Tags

Organizimi i Maratonës së Malësisë ka hyrë fazën finale, ndërkohë që organizatori ka hapur edhe një pikë të regjistrimit. Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë garë kanë mundësi që regjistrimin ta bëjnë edhe në pikën që është hapur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, deri në ditën e shtunë. Sipas organizatorëve numri i pjesëmarrësve në këtë maraton po shtohet çdo ditë, në të tri disiplinat që janë paraparë të organizohen. Ndërkohë kohë më parë ka nisur edhe pastrimi dhe pyllëzimi i gjithë shtegut të vrapimit, nga Gjakova deri në qytetin Bajram Curri. Vrapimi i maratonës do të nisë të shtunën më 15 tetor në orën 09:00 nga qendra e qytetit të Gjakovë, ndërsa do të përfundojë të njëjtën ditë në qendër të qytetit të Bajram Currit. Përveç maratonës së plotë prej 42 kilometrave e 195 metra, në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, organizatorët kanë paraparë edhe gara në gjysmë maratonë 21 kilometra si dhe stafetë 4 herë 10 kilometra. Aktivitetet në kuadër të kësaj maratone do të vazhdojnë edhe në mbrëmjen e datës 15 tetor dhe ditën e datës 16 tetor, me organizmin e shumë aktiviteteve në Luginën magjepsëse të Valbonës.