.
Published On: Sat, Dec 16th, 2017

Asambleja, Beqa zëvendësohet nga Bashkim Gashi

Share This
Tags

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 22 tetorit, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovës, në përbërjen e re të Asamblesë komunale në Gjakovë do të ketë gjithsej 5 anëtarë.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe deputeti, Hajdar Beqa, njoftoi se vendin e tij në institucionin më të lartë komunal do ta zë Bashkim Gashi, ndërkohë që 5 kuvendarë tjerë do të jenë Bekim Jupa, Halit Isufi, Dafina Syla-Dina dhe Adelina Shehu – Kola.

Mirëpo, disa ditë para mbledhjes konstituive të asamblesë komunale në Gjakovë, kur pritet që kuvendarët e ri të japin edhe betimin solemn, kryetari i degës së PDK-së, Beqa, nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të përbërjes së asambleistëve të këtij subjekti politikë, në Asamblenë Komunale në Gjakovë.

Kjo varësisht nga angazhimi eventual i tyre në Bordin e Drejtorëve./radiogjakova/