.
Published On: Sat, Mar 7th, 2015

Alba Bicurri, fituese e Çmimit të Ekselencës në SHBA

Share This
Tags

alba-bicurriAlba Bicurri, për shkak të rezultateve shumë të mira në shkollim dhe arritjes së rezultateve shumë të larta në testin PSAT në SHBA, është përzgjedhur për Çmimin e Ekselencës nga “Akademia Kombëtare e Shkencëtarëve dhe Teknologëve të së Ardhmes”.

Sipas një njoftimi të projektit “ATOMI”, përzgjedhja e saj është bërë me nominimin e astronautit të NASA-s, Buzz Aldrin (anëtar i ekipit të parë të astronautëve që kanë zbritur në hënë), i cili është edhe drejtor shkencor i kësaj akademie.

“Alba Bicurri, është nxënëse e top 50-shes së identifikuar në vitin 2013 nga Projekti ATOMI, që merret me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme. Alba Bicurri është 16 vjeçare dhe vjen nga Komuna e Gjakovës. Momentalisht është duke ndjekur shkollimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.