.
Published On: Thu, Apr 12th, 2018

Akuzat e Alternativës, reagon Komuna e Gjakovës

Share This
Tags

Pas akuzave nga Alternativa, reagoi Komuna e Gjakovës. Përmes një deklarate për media, Komuna i quan pretendimet e Alternativës si të pavërteta.

Për rastin tek rrethrrotullimi pranë Policisë, Komuna thotë se ka qenë qeverisja e kaluar që ka arritur kompromisin për dhënien lejeve të ndërtimit për tre objekte të banimit kolektiv në mënyrë që të fillojë puna për rrethrrotullimin dhe rrugën “Bujar Roka”, ndërsa trajtimi i kërkesave për kushtet e ndërtimit është bërë sipas aplikimit në rreze prej 50 metrave.

Për objektin në rrugën “Yjet e Erenikut”, Komuna thotë se është në fazën finale të pajisjes me leje ndërtimore, kërkesë e cila gjithashtu është trajtuar sipas aplikimit në rreze prej 50 metrave, pasi që plani ekzistues i revidimit të rrugës “Anton Çetta” nuk i ka trajtuar të gjitha ngastrat me gabaritet e saj.

Për objektin pranë Urës së Taliqit, Komuna thotë se objekti posedon leje ndërtimi konform planit rregullues urban të rrugës “Dëshmorët e Lirisë”, porse inspektorët gjithashtu kanë lëshuar vendim për rrëzimin e një pjese që është në kundërshtim me lejen e dhënë.

Për rastin tjetër, atë tek hapësira e njohur si ish-Bagiga, Komuna deklaron se objekti posedon leje ndërtimore në përputhshmëri me Planin Rregullues – Kompleksi Urban “Gjakova 2005”, dhe e njëjta është trajtuar dhe është dhënë gjatë qeverisjes së kaluar./radiogjakova/