.
Published On: Wed, Sep 14th, 2016

Aktivitete sensibilizuese për sigurin në trafik të nxënësve

Share This
Tags

Me fillimin e vitit të ri shkollor janë shtuar aktivitete sensibilizuese për një siguri në trafik, posaçërisht në zonat ku janë shkollat fillore dhe ku lëvizja e nxënësve është më e madhe. Albin Sahatqija, komandant rajonal i trafikut në Gjakovë, për Radio Gjakovën ka njoftuar edhe për Planin Operativ të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kur është fjala tek Siguria e Nxënësve në Rrugë, ndërlidhur këtu me fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas tij, mungesa e trotuareve përkatësisht rrugës për këmbësorë, detyron nxënësit të ecin në rrugën e paraparë për automjete, gjë e cila paraqet një rrezik shumë të madh. Sahatqija ka thënë se në kuadër të këtij plani operativ janë zhvilluar shumë takime nëpër shkolla, nga të cilat kanë dalë rekomandime të cilat, nisur nga situata në teren, menjëherë do të adresohen tek institucionet përgjegjëse për rregullimin e infrastrukturës.

Nisur nga situata aktuale në fushën e sigurisë, sidomos kur është fjala tek lëvizja e këmbësorëve në pjesët rurale të komunës, Sahatqija, ka bërë të ditur se janë identifikuar pikat më neuralgjike, sidomos tek lëvizja e nxënësve fillestar dhe

adekuat kësaj do të shtohet edhe numri i patrullave policore, sidomos në kohën e fillimit dhe mbarimit të procesit mësimorë.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, përmes të cilit bëhet përcaktimit i parimeve dhe kushteve me të cilat rregullohet sektori i sigurisë në rrugë të harmonizuar me përvojat më të mira ndërkombëtare. Togeri Sahatqija, ka thënë se me këtë ligj përcaktohen bazat kryesore të ndërsjella të marrëdhënieve dhe sjelljeve të pjesëmarrësve si dhe subjekteve tjera në komunikacionin rrugor, pastaj kushtet bazë që duhen ti përmbushin rrugët shikuar në zhvillimin e komunikacionit rrugor, e të tjera.