AKB hap zyre në Gjakovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve hapi zyren e saj Gjakovë, e cila do të përfshijë edhe komunat tjera të rajonit si Rahoveci, Malisheva, Juniku e Mamusha.
Në një ceremoni që është organizuar mori pjesë edhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini, si dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Shahini para përfaqësuesve të biznesve tha se me këtë zyre AKB është një partner i ri, një mundësi dhe një alternativ e re për bizneset e rajonit.
Sipas tij misioni i AKB-së, si zë i fuqishëm i bizneseve te Kosovës, në rajonin e Gjakovës do të jetë ekonomik, duke përfshirë ndërmarrësit dhe ekspertët për të mbështetur e zhvilluar ekonominë vendore si dhe nxit punësimin e avancimin e pozitave biznesore, duke i forcuar ato për një konkurrencë më të dinjitetshme karshi importit.
Udhëheqësi i kësaj zyre, Argjend Fetahu, u shpreh se nga e enjtja për bizneset e rajonit të Gjakovës do të jetë një mundësi të re për të lobuar dhe avokuar në mënyrë të organizuar përmes kësaj qendre, me qëllim për të zhvilluar ekonominë rajonale.