.

RADIOFEST

Posted By rdiogjk On Wednesday, April 10th, 2013 With 0 Comments

Radiofest_logo

Radio Gjakova në vitin 2004, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të fillimit të punës, për herë të parë organizoi Festivalin e Radiostacioneve “Radiofest”. Kështu, Kosova në fazën e tranzicionit, përkatësisht nga ky vit, është pasuruar edhe me një manifestim unikat dhe të rëndësishëm në rajon, ku vijnë në shprehje, përmes audio-realizimeve në formë gare, aftësitë dhe shkathtësitë krijuese të njerëzve që punojnë në radiostacione.

Në Edicionin e parë të Festivalit “Radiofest 2004”, pjesëmarrja e radiostacioneve ishte në nivelin e dëshiruar. Mirëpo, nga viti në vit shënon rritje pjesëmarrja e tyre së bashku edhe me prurjet radio-krijuese, jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Mali Zi.

Qëllimi i këtij projekti është nxitja dhe  inkurajimi i potencialit krijues të njerëzve që punojnë në radiostacione, ngritja e cilësisë në punën e gazetarëve, krijimi i urave të reja të bashkëpunimit, përfitimi nga debatet e organizuara me tema që kanë të bëjnë me punën në media, këmbimi i përvojave si dhe rëndësia e misionit të tyre në shoqëri.

Radio-Gjakova, vazhdon që këtë manifestim ta organizojë tradicionalisht, duke mbledhur rreth vetes një numër të madh të përfaqësuesve të radiostacioneve. Kësisoj, si një nga radiostacionet me përvojë në Kosovë, Radio Gjakova ka vazhduar traditën tashmë të dëshmuar për organizmin e manifestimeve që kanë për qëllim prezantimin dhe afirmimin e vlerave e krijimeve të mirëfillta artistike e kulturore.

Në fakt, Festivali synon të përmbledhë të arriturat më të suksesshme radiofonike të një viti në fushat e radiokrijimtarisë dhe të nxisë punën krijuese e  profesionale, fillimisht në zhanrin e radio reportazhit dhe në marketing.

Comments are closed.