.
Published On: Wed, Apr 3rd, 2013

Universiteti i Gjakoves bëhet me “shtëpi”, mësimet do të mbahen në shkollen teknike

Share This
Tags

nexhmedin-nixhaGjakovë- Drejtoria e Arsimit ka filluar të mendojë për Universitetin Publik të Gjakovës për të cilin shprehet se një vendim definitiv për hapjen e tij këtë muaj do ta marrë edhe Kuvendi i Kosovës.

Titullarja e drejtorisë së Arsimit, Silvana Haxhikadrija ka njoftuar se objekti  i shkolles së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” do të shërbejë për Universitetin Publik të Gjakovës, ndërsa nxënësit e kësaj shkolle të mesme do të zhvendosen në objektin e vjetër të gjimnazit “Hajdar Dushi”.

“E kemi planifikuar këtë objekt sepse ka hapësirë të mjaftueshme, ka 4 mijë metra katrorë dhe konsiderojmë se kjo shkollë  i plotëson kushtet për fillim deri në një zgjidhje tjetër”-, ka thënë Haxhikadria duke arsyetuar vendimin që Universiteti Publik të filloj mësimin në objektin e shkolles teknike.

Për Haxhikadrinë, arsye tjetër pse UGJ-ja duhet të vendoset aty është dhe afërisa më konviktin e studentënëve. Ajo ka paralajëmruar dhe fillimin e punimeve në të dyja objektet, atë të shkolles dhe konvikteve, për të bërë rregullimet e nevojshme.

Drejtoresha e Arsimit ka thënë se ky plan do të vlejë deri në ndërtimin e Kampusit Universitar për të cilin Komuna ka marrë vendim që të ndërtohet në lokacionin me 20 hektarë truall në ish-kazermën e APJ-së.

Nga hapja e universitetit publik të Gjakovës mendohet të përfitojnë rreth 400 mijë banorë të Gjakovës dhe të rrethinës dhe qytetarë të Malësisë së Gjakovës dhe Hasit, të Shqipërisë, si: Tropoja, Bajram Curri e Kruma./radiogjakova/