.
Published On: Thu, Mar 14th, 2013

Reshjet e shiut, lumenjtë arrijnë nivele të larta

Share This
Tags

Krena-mbi-nivelGjakovë- Reshjet vazhdushme të shiut mbi territorin e komunës së Gjakovës kanë sjellë edhe vështirësi të reja për disa zona ku zakonisht mblidhen sasi të mëdha.

Nivele të larta kanë arritur edhe lumënjtë e Gjakoves të prira nga Krena, të cilat rrezikojnë të dalin nga shtrati i tyre.

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë raportuar vetëm për një rast të vështirësive me ujin e mbledhur në rrugën “Ded Gjon Luli” në lagjen Dardania, për çka kanë filluar të ndërmerren masa adekuate.

Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim,  Xhevat Rraci tha se janë në përcjellje të vazhdueshme të gjendjes pas reshjeve të pandërprera të shiut, por që deri me tash pos rastit në Dardani nuk ka ndonjë vështirësi më të theksuar.

Ai ka thënë se në këtë aksion të përcjelljes së gjendjes, janë përfshirë edhe drejtorit të tjera komunale, ndërsa ka premtuar se varësisht nga gjendja në teren do të ndërmerren edhe masat e nevojshme.

Reshjet e mëdha të shiut dhe ujit në disa zona të qytetit  nuk po arrin ti kapërdijnë rrjetet e vjetruara të kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferike.

Krahas kapaciteteve të vogla absorbuese, në këtë gjendje gjithsesi se po ndikojnë edhe disa  qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët në rrjetin e kanalizimit po hedhin edhe mbeturina. Për pasojë në disa lagje janë shënuar edhe raste të depërtimit të ujit nëpër bodrume të shtëpive./radiogjakova/