.
Published On: Tue, Feb 9th, 2016

Në Gjakovë kanë filluar xhirimet e filmit “Rooftop Sonata”

Share This
Tags

fillmi roof sonata 2Një bashkëpunim kosovaro – holandez. Filmi i cili vjen nën skenarin dhe regjinë e Edon Rizvanollit, ne tetor të vitit të kaluar i kishte përfunduar xhirimet në Amsterdam të Holandes, për tu kthyer tashmë në Gjakovë për xhirimin e pjesës së dytë.

Filmi është i metrazhit të gjatë ndërsa producent të tij janë Meriton Ahmeti, Annemiek van Gorp dhe René Goossens, ndërsa në rolet kryesore paraqiten Adriana Matoshi edhe Jason de Ridder. Në ditët e para të punës, skenaristi dhe regjisori Edon Rizvanolli është shprehur shumë i kënaqur me gjithë punën që është bërë në këtë fillim. Ai poashtu falënderoi edhe komunën e Gjakovës për ndihmën dhe mbështetjen që i është bërë filmit “Rooftop Sonata”.fillmi roof sonata

“Jam shumë i kënaqur me punën që është bërë deri më sot, si me ekipin ashtu edhe me gjithë aktorët, deri më tani atmosfera është shumë e mirë, shpresoj që kështu do të vazhdojmë deri në fund”, ka thënë Rizvanolli.

Ndryshe, “Rooftop Sonata”, një film i zhanrit dramë sociale tregon për jetën e Albanit, një djaloshi 18 vjeçar, i lindur dhe rritur në Amsterdam, i cili jeton së bashku me nënën e tij Zanën, e cila është nga Kosova.