.
Published On: Sat, Nov 28th, 2015

Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati ndan 14 bursa

Share This
Tags

rotari-Klubi Rotarian Gjakova-Çabrati, për nderë të Festës së Flamurit, mbrëmë ka organizuar ceremoninë solemne të lansimit të Fondit për ndarjen e bursave ku do të bërë publikë përfituesit e 14 bursave të para për këtë vit akademik.

Në këtë solemnitet, kryetarit të klubit Gjakova-Cabrati, Butrint Batallit, duke folur për aktivitet të rëndësishëm në mbështetje të studentëve gjakovarë tha se ky fond është krijuar me mbështetjen e bizneseve dhe mëton të jetë aktivitet i vazhdueshëm.

Këtë nga fakti se në konkursin e parë kishte mjaft studentë të dalluar në studime por me gjendje jo të mirë sociale në familje por komisioni përkatës pasi ka shqyrtuar rreth 150, me kritere shumë të arsyeshme ka përzgjedhur 14 studentë-përfitues të bursave të para.

Me rritjen e nurmit të bizneseve për këtë aktivitet shpresojme se në të ardhmën numri i përfituesve do të jetë edhe më i madh, ka thënë pos tjerash Batalli.