.
Published On: Tue, Nov 17th, 2015

Klubit hendbollistik Vëllaznimi kompleton kryesin

Share This
Tags

vellaznimi-femra
Kryesia e Klubit hendbollistik Vëllaznimi, prej sot  përbëhet nga 9 anëtarë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbrëmshme të këtij klubi, në të cilën janë përzgjedhur dhe votuar anëtarët e rinj. Në mbledhjen e rregullt të kësaj kryesie, është folur për periudhën e deritanishme dhe angazhimin e lojtarëve dhe vet kryesisë në këtë periudhë.

Nga anëtarët e rinj të kryesisë, por edhe nga ata të vjetrit ka dalë zotimi se kryesia do të punojë denjësisht dhe pa ndalë me qëllim që Klubi Hendbollistik Vëllaznimi të ketë një organizim sa më të mirë dhe përfaqësim sa më të denjë në hendbollin kosovar dhe atë evropian.

Poashtu gjatë mbledhjes u diskutuan pikat të tjera të rëndësishme ku ndër to ishte edhe ri-aktivizimi i akademisë së klubit më saktësisht Shkollës së Hendbollit “Bashkim Idrizi” e cila çdo herë ka qenë një furnizuese me talent të hendbollit ndër gjenerata.

Ndryshe, anëtarët e kryesisë së klubit hendbollistik Vëllaznimi janë Afrim Hoti, Agron Jetishi, Ardian Rexha, Berat Dana, Bujar Morina, Edi Luzha, Florin Buza dhe Valon Gexha dhe Brendon Nikoliqi kryetar.