.
Published On: Tue, Oct 20th, 2015

Shtyhet afati për konkurim për të marrë pjesë në trajnimin per rrobaqepesi qe organizohet ne Bursa te Turqise

Share This
Tags

rrobaqepsiËshtë shtyer afati për konkurim për të marrë pjesë në trajnimin per rrobaqepesi qe organizohet ne Bursa te Turqise, ne nentor – dhjetor 2015, nga organizata Butgem ne Turqi.

Si jemi njohtuar nga Kujtim Dula, drejtor i Zyrës Rajonale të Punësimit në Gjakovë, për këte mundësi të trajnimit, i cili krijon parakushte shumë të mira për punësim, kanë mbetur edhe 12 vende te lira.

Pjesemarresit ne trajnim duhet te jene femra, te moshes 18 deri në 35 vjec, dhe te kene perfunduar shkollen e mesme. Të interesuarat duhët paraprakisht të plotësojnë aplikacionin përkatës në zyret e punësimit në Gjakovë.