.
Published On: Tue, Sep 1st, 2015

Shkelzen Rexha prezantohet me fotografi në Ulqin e Shkodër

Share This
Tags

Shkelzen_Rexha-1Fotografi ynë i njohur Shkelzen Rexha pas ekspozitës në Ulqin me fotografi nga Festivali tradicional i Gjirokastrës, fundjavën që e lam pas me të njejtën është prezantuar edhe në Shkodër.

Ekpozita ka qëndruar e hapur në sheshin para bashkisë në Shkoder, ku me fotografi janë prezantuar veshje të trevave shqiptare. Të gjitha këto fotografi jane bërë ne festivalin e fundit folklorik të Gjirokastres nga fotografi Shkelzen Rexha.

I pranishëm në ekspozitë ishte edhe Zv. ministri i kulturës së Shqipërisë, Zef Çuni i cili duke vlerësuar fotografitë përbërëse të ekspozitës ka theksuar se modelet e veshjeve kombetare që ishin pjesmarrës ne festivalin folklorik të Gjirokastëres jane marre nga studiues të Insitutit të kultures në Tiranë.

Të gjithë vizitorët dhe qytetarët të cilët kanë kaluar pranë sheshit të bashkisë në Shkodër kanë pasur mundësi të shikojne ekspozimin e këtyre fotografive me veshje tradicionale kombëtare.