.
Published On: Mon, Aug 24th, 2015

Studentët e Universitetin të Gjakovës, letër Hashim Thaqit

Share This
Tags

univers-gjk-fehmi-aganiStudentët e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Gjakovës, i kanë dërguar një letër të hapur zëvedës kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, në të cilën kanë shprehur pakanqësinë e tyre me zhvillimet negative që po ndodhin në këtë institucion.

Sipas studentëve, në këtë universitet po nëpërkëmbet puna dhe mundi për ngritjen e një universiteti publik në Kosovë, pasi, sipas studentëve, ky institucion është pushtuar nga klane të ndryshme, të cilat synim kryesor e kanë punësimin e familajrëve të vet e jo mbarëvajtjen e punëve në universitet.

Duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet shtetërore, studentët e kanë akuzuar menaxhmentin e lartë për përfshirje në pazare të punësimit të njerëzve të afërm, madie duke bërë shkelje drastike në Statutin e Universitetit dhe në rregulloren e zgjedhjeve të këtij institucioni.

E lidhur me këto akuza dhe këtë letër të hapur, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e menaxhmentit të universitetit, të cilët janë të apostrofuar në këtë reagim të studentëve.