.
Published On: Fri, Aug 21st, 2015

Komuna ka filluar bashkëpunimin me institucionet e ndryshme komunale si dhe shoqërinë civile për verifikimin e plotë dhe të saktë të rasteve sociale

Share This
Tags

komuna-gjkMe qëllim të krijimit të kushteve për bashkëveprim si dhe për ngritjën e transparences kur është fjala tek mbështetja e qytetarëve tanë për të siguruar një kulm mbi kokë, Komuna e Gjakovës ka filluar bashkëpunimin me institucionet e ndryshme komunale si dhe shoqërinë civile, për verifikimin e plotë dhe të saktë të rasteve sociale që janë të evidentuara në këto institucione.

Ky bashkëpunim do të mundësoj përputhshmërinë e të gjitha informatave për rastet sociale në komunën tone të cilat do të përfshihen në një listë të vetme për programin tre vjeçar të banimit për periodën 2015-2017.

Nisur nga numri i madh i atyre të cilët presin të sigurojnë mbështetje për të zgjidhur qështjën e banimit në komunën e Gjakovës, kjo formë e asistencës përkatësisht ndarjës së banesave komunale gjatë periudhës së ardhëshme tre vjeqare, siguron një shkallë më të lartë të besueshmërisë së trajtimit të kërkesave në fjalë, në mënyrë që banesat të shkojnë tek ata të cilët më së shumti kanë nevojë për një gjë të till.