.
Published On: Fri, Jul 31st, 2015

Mimoza Kusari-Lila fton bashkatdhetarët

Share This
Tags

mimoza-kusariQytetarë të shumtë nga diaspora së bashku me familjet e tyre,  gjatë këtyre ditëve të pushimeve vjetore ia kanë mësuar vendlindjës së tyre Gjakovës. Qëndrimin në komunën e tyre, bashkëatdhetarët tanë pos ç’malljës me më të dashurit, e shfrytzojnë edhe për të shiquar mundësitë për investime në komunën tonë.

Në këte kuadër, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në diasporë, të marrin pjesë në takimin që  organizohët enkas për bashkëqytetarët tanë në diasporë.

Në këtë takim, ata do të njoftohen për projektet e Komunës së Gjakovës të realizuara gjatë kësaj periudhe të vitit 2015, si dhe për projektet tjera të cilat janë të planifikuara të jetësohen brenda këtij viti. Gjithashtu, qytetarët mund të parashtrojnë edhe pyetje konkrete, varësisht prej interesimeve që shprehin. Takimi mbahet ditën e premte, me date 7 gusht  në ora 17, në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës.