.
Published On: Fri, Jul 3rd, 2015

Flamur Gaxha e Arti Luzha po prezentohen me reprezentacionin e Kosovës në Kampionatin Evropian U19 “Partille Cup”

Share This
Tags

FB_IMG_1435936723832

Anipse sporti i hendbollit vazhdon të funksionojë me vështirësi të shumta financiare dhe organizative, Gjakova vazhdon të prodhojë e të mbajë talent në këtë sport.

Këtë më së miri e dëshmon dyshja e re e Vëllaznimit, Flamur Gaxha e Arti Luzha, të cilët me mjaft sukses po e prezentohen me reprezentacionin e Kosovës në Kampionatin Evropian U19 “Partille Cup” që u mbajt në Suedi.

Siç ka njoftuar trajneri i Vëllaznimit, Uran Luzha, ndonëse reprezentacioni nuk arriti të ketë ndonjë sukses të madh në këtë kampionat, dyshja gjakovare ka qenë në nivelin më të mirë, duke i mahnitur të gjithë me lojën dhe angazhimin e tyre.

Nga ana tjetër, të suksesshëm u treguan edhe dy hendbollistët senior gjakovar Arbër Curri dhe Kastriot Jupa, të cilët arritën të stolisen me medaljen e bronztë në kampionatin Botëror të Vendeve në Zhvillim i cili javë më parë u mbajt në Prishtinë dhe Gjakovë, duke qenë vendimtar në këtë sukses.