.
Published On: Thu, Jul 2nd, 2015

Testi matures: gjakovarët kanë qenë dukshëm më të suksesshëm sesa vitin e kaluar

Share This
Tags

matura

Janë publikuar rezultatet e Testit të Maturës për shkollat e mesme të komunës së Gjakovës. Në bazë të këtyre rezultateve del se maurantët gjakovarë kanë qenë dukshëm më të suksesshëm sesa vitin e kaluar, ndërsa rritja e suksesit është vërejtur pothuajse në të gjitha shkollat e komunës sonë.

Sipas rezultatit të përgjithshëm nga 1 mijë e 950 maturantë që i janë nështruar tekstit 1 mijë e 138 e kanë kaluar atë ndërsa vetëm 812 nxënës kanë dalur me rezultat negativ. Në përqindje, kalueshmëria e testit në nivel komunal është 58.38 përqind, dukshëm më lartë sesa e vitin e kaluar që ishte rreth 50 përqind.

Shkolla e mesme e Muzikës “Prenk Jakova” dhe Kolegji “Mehmet Akif” janë dy shkolla që kalueshmërinë e kanë pasur 100 përiqind, të pasuara nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” me 86.35 përqind, Gjimnazi “Asllan Berisha” me 81.3 përqind, “Gjon Nikollë Kazazi” me 72.3 përqind e të tjera.

Shkolla me përqindjen më të ulët të kalueshmërisë është shkolla “Nexhmedin Nixha”, me 13.8 përqind, por duke pasur parasysh se vitin e kaluar kjo shkollë përqindjen e kalueshmërisë e ka pasur vetëm 2 përqind, atëherë del se rezultati i sivjem është shumë herë më i lartë.