.
Published On: Thu, Jul 2nd, 2015

Nora Gjakova pritet edhe në Gjakovë

Share This
Tags

Nora GjakovaKryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot xhudisten Nora Gjakova, e cila u stolis me medalje në Lojrat Olimpike që ditë më parë u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit. Bashkë me Norën, kryetarja ka  pritur edhe xhudisten më të mirë kosovare Majlinda Kelmendi, e cila për shkak të lëndimit nuk pati mundësi të jetë pjesë e këtyre garave.

Në shoqëri të dy xhudisteve të cilat me sukseset e tyre po e nderojnë Kosovën do të jetë trajneri i tyre Driton Kuka, i cili padyshim që ka kontribut të madh në suksesin e tyre. Takimi me këtë delegacion të xhudos kosovare do të zhvillohet në orën 14 në kabinetin e kryetares Kusari – Lila.

Ndërkohë,  nxënës, student, adhurues të sportit dhe qytetarë tjerë të Gjakovës kanë organizuar një pritjer madhështore për dy sportistet, pritje e cila do të bëhet para objektit të komunës. Gjithashtu, takimi do të jetë i hapur edhe për qytetarët dhe do të mbahet në sallen e Asamblesë komunale. Gjatë këtij takimi, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të bëjënë pyetje për mysafirët e pse jo edhe ta shfrytëzojnë mundësinë e fotografimit me kampionet.