.
Published On: Sat, Jun 27th, 2015

Planifikime për infrastrukuturë në qytetin e Gjakovës

Share This
Tags

mimoza

Mungesa e infrastrukturës, veçanërisht asaj rrugore po duket të jetë një problem i theksuar në komunën e Gjakovës. Kjo madje u vërejt edhe në debatin e fundit që kryetarja e komunës e pati me qytetarët, por edhe nga kërkesat e vazhdueshme që qytetarët drejtojnë në komunë.

Këtë fakt e pranojnë edhe në drejtorinë komunale të Shërbimeve Publike, e cila merret me rregullimet në infrasturkturë. Shkumbin Kastrati nga kjo drejtori ka bërë të ditur se janë shumë projekte që kanë filluar e që duhet të përfundohen sa më shpejtë, por për shkak të mungeses së buxhetit ato janë shpërndarë që të përfundojnë gjatë 3 viteve të ardhshme.

Në kaudër të kësaj, në Kornizen Afatmesme Buxhetore, 2016-2018 e cila pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë komunale janë paraprarë të asfaltohen apo të shtrohen me kubëza 74 rrugë të ndryshme në tërë teritorin e komunës.

Sipas kësaj kornize, në vitin 2016 për këtë qëllim do të shpenzohen rreth 3.5 milion euro, në vitin 2017 rreth 3.2 milion euro dhe në vitin 2018, vit në të cilin pritet të përfundojnë të gjitha punët rreth inftrastrukturës, do të shpenznohen rreth 3 milion euro.