.
Published On: Sat, Jun 27th, 2015

Do të hapen 3 fabrika brenda 3 muajve

Share This
Tags

mimozaNë kuadër të takimeve dhe debateve publike me qytetarë, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka mbajtur të premten  debat të rregullt publik me qytetarë, ku ka prezentuar punën e periudhës së parë gjashtëmujore të këtij viti. Duke folur para qytetarëve të mbledhur, Kusari – Lila ka thënë se përkundër shumë vështirësive komuna ka arritur të të realizojë disa projekte, ndërsa ka premtuar se në periudhën e ardhshme do të realizohen edhe shumë projekte tjera.

Ndër projektet madhore që kanë filluar ose do të fillojnë brenda vitit 2015, Kusari – Lila ka përmendur impiantin e ujrave të zeza, ngrohtoren e re të qytetit, rrjetin e ujit të pijes në 3 regjionet rurale të komunës së Gjakovës e të tjera. Por, mbi të gjitha, Kusari – Lila ka thënë se komuna është e fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe me këtë rast ka përmendur se gjatë 3 muajve të ardhshëm pritet të hapen të pakten edhe 3 fabrika, të cilat fillimisht do të punësojnë rreth 200 punëtorë.

Nga ana tjetër, qytetarët prezent në fjalët e tyre kryesisht janë fokusuar tek problemet individuale, siç janë strehimi, infrastruktura, punësimi e të tjera.