.
Published On: Thu, Jun 25th, 2015

Kërkohet ndalimi i parkimit ilegal të veturave në Çarshin e Vjetër

Share This
Tags

carshia-

Parkimi i makinave në pjesë të ndaluara të qytetit, por në veçanti në vendet afër Çarshisë së Vjetër, siç është “Lama e Drithit” apo lokacioni tek Fakulteti i Edukimit, janë shëndrruar në dukuri të përditshme dhe mjaft të shëmtuar.

Qytetarët por edhe pronarët e lokaleve në këto lokacioni vazhdimisht ankohen me arsyetimin se ky parkim illegal po u pengon atyre në zhvillimin e veprimtarive të përditshme dhe në qarkullimin e lirë.

Lidhur me këtë, në drejtorinë komunale të Shërbimeve Publike, drejtori e cila menagjon me komunikacionin, kanë thënë se në vazhdimsi janë duke këkruar nga policia që të qëndroj më shpesh në Çarshi dhe të ndëshkojë parkuesit illegal, por deri me tani efikasiteti i policisë në këtë drejtim nuk ka qenë i kënaqshëm.

Në anën tjetër, në polici thonë se e kuptojnë situatën e rëndë të krijuar me parkimet ilegale, por mungesa e madhe e efektivëve policor po vizitat e shpeshta dhe qëndrimin më të gjatë një një loakcion të caktuar.

Sipas zyrtarëve policor, përkundër kësaj, Policia sa herë që ka mundësi inspekton lokacionet më problematike të parkimit dhe në të gjitha rastet shqipton gjoba, por përkundër kësaj është vetëdija e ulët e qytetarëve ajo që ndikon në vazhimin e gjendjes së njejtë.