.
Published On: Thu, May 28th, 2015

Eriona Gjyzeli dhe Sonila Baboçi, përformuan në Gjakovë

Share This
Tags

sonila boboqi

Dy sopranot e njohura nga Teatri i Operës dhe Baletit të Tiranës, Eriona Gjyzeli dhe Sonila Baboçi, kanë performuar mbrëmë në Gjakovë shoqëruar nga pianistja Ardita Bufaj, gjithashtu nga Shqipëria. Në koncertin e mbajtur në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova, të titullur “Tinguj Pranveror” ky trio  fillimisht  është  prezantuar me pjesë nga tri vepra të Mocartit për të vazhduar më pastaj me vepra të Belinit.

Finalja e këtij koncerti i ka takuar këngëve të njohura si “N’at zaman të asaj furie”, “Margjelo” “Lule Bore” e të tjera.

Adhuruesit e muzikës klasike, janë ndarë tejet të kënaqur me prezantimin në nivel të lartë të sopranove Gjyzeli dhe Baboqi si dhe me lojën në piano nga Bufaj, të cilat kanë sjellë tek publiku një kënaqësi dhe përjetim të veçantë.

Brengosëse ishte numri jo i madh i spektatorëve në këtë koncert, gjë e cila sipas adhuruesve të këtij lloji të muzikës është pasojë edhe e mungesës së informimit përmes panove në qytet.