.
Published On: Tue, May 5th, 2015

Rreth 12.000 € për organizatat e dalura nga lufta

Share This
Tags

komuna-gjkQeveria komunale në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Drejtorisë për Punë të Përgjitshme Administrative për mbulimin e shpenzimeve operative të organizatave të dalura nga lufta në komunën e Gjakovës, si dhe për shoqatën “Thirrjet e Nënave”.

Për këto organizata, qeveria komunale në total do të ndajë mjete materiale në vlerë prej 11 mijë e 539 euro, mjete këto të dedikuara për përiudhën 12 mujore të vitit në vijim. Kështu Shoqata e të Burgosurve Politikë, dega në Gjakovë, do të subvencionohet me mjete financiare në vlerë prej 3 mijë e 50 euro, Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së me 915 euro, ndërkohë që Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve në Gjakovë do të mbështetet me 1800 euro.

Pos kësaj, gjatë vitit 2015, komuna me 3 mijë e 50 euro, do të subvencionoi edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Gjakovë, si dhe Shoqatën “Thirrjet e Nënave”, për të cilën organizatë do të ndajë 2724 euro./radiogjakova/