.
Published On: Sat, Apr 25th, 2015

Rrëmbimet e fëmijëve? Ja çfarë thonë Kusari-Lila dhe Kristë Gjokaj

Share This
Tags

shkolla-yll-morinaNjë ndjenjë frike ka kapluar qytetin e Gjakovës pasi disa thirrjeve në rrjetin social Facebook se persona të panjohur po qëndrojnë afër shkollave të komunës për të rrëmbyer fëmijë.

Po përmes rrjeteve sociale kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk ka për çfarë të brengoset pasi ende nuk është paraqitur asnjë fakt i vetëm që të bën te besosh së gjëra të tilla po ndodhin në Gjakovë.

“Deri më tani, asnjë fakt apo dëshmitarë me informata kredibile nuk është prezantuar para organeve të rendit në Gjakovë. Policia e Kosovës, Drejtoria në Gjakovë, janë në mobilizim të plotë duke e përcjellë situatën. Ata kanë ftuar në intervistë individë të cilët po deklarohen se kanë parë, kanë dëshmuar apo dinë për raste të kidnapimit të fëmijëve. Deri më tani, asnjëri nga këta individë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë ndonjë informatë apo dyshim të konfirmuar për kidnapim apo tentim kidnapimi”, ka shkruar Kusari-Lila.

Edhe më i ashpër ka qenë komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili ka thënë se qytetarë të pandërgjegjshëm po tentojnë të përhapin panik. “Asgjë nuk ka të bëjë me të vërtetën. E gjitha është një dezinformoftë që është përhapur nga disa persona të pa ndërgjegjshëm”, tha Gjokaj.

Ai siguron se as fëmijët e as qytetarët e kësaj komune nuk kanë arsyeje për tu shqetësuar, pasi Gjakova është ambient i sigurte për të gjithë banorët e saj.

Për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, sot rreth orës 11:00 është paralajmëruar edhe një konfrencë e përbashket për medie e Kusari-Lilës dhe Kristë Gjokajt./radiogjakova/