.
Published On: Thu, Apr 16th, 2015

Ndërroi jetë Avdullah Babalija, ish komandanti I brigadës 137 Gjakova të UÇK

Share This
Tags

avdulla babalijaËshtë tronditës lajmi për humbjen e shpejtë të ish-komandantit të brigadës “137 Gjakova”, Kolonel Avdullah Babalija. Avdullah Babalija, ka ndërruar jetë të enjten në mbrëmje  në moshën 47 vjeçare nga një sulm në zemër. Ai ka qenë komandant i Brigadës ‘137 Gjakova’ e UÇK-së, ka qenë komandant i brigadës 332 i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe nënkolonel i Zonës Operative Dukagjini në TMK.

Gjithashtu ka qenë drejtor I Ndermarjes publike  Çabrati në Gjakovë.

Me këtë rast, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Babalija, bashkëluftëtarët, miqët dhe gjithë banorët e Komunës së Gjakovës.

Avdullah Babalia ishte i lindur më 22.05.1967 në Gjakovë. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e Juridikut.
Në luftën e fundit në Kosovë, ishte komandant i brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së, të cilën e drejtoj me përkushtim të dalluar.

I ndjeri Avdullah Babalija menaxhoi për disa vite Ndërmarrjen Publike “Çabrati”. Kuvendi Komunal i Gjakovës ka anuluar vazhdimin e mbledhjes së Asamblesë Komunale të planifikuar për ditën e nesërme, për të nderuar jetën dhe veprën e z. Babalija.
Ceremonia e varrimit bëhet nesër me datën 17.04.2015 sipas kësaj agjende:
Ora 11:00 – Mbledhja Komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.
Ora 12:00 – Homazhet në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”
Ora 15:00 – Ceremonia e Varrimit në Varrezat e reja të qytetit.

 

Ish kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me vdekjen e komandantit të brigadës “137 Gjakova”, kolonel Avdullah Babalisë.

Lekaj përmes një postimi në Facebook ka shtuar se , vepra dhe kontributi i tij në luftë për çlirimin e vendit dhe në paqe për ndërtimin e vendit do të mbetet gjatë në mendjen tonë.

Lexoni postimin e plotë:

E nderuar familja Babalija!

Me pikëllim të thellë sonte pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë ish-komandanti i brigadës “137 Gjakova”, Kolonel Avdullah Babalija. Puna, vepra dhe kontributi i tij në luftë për çlirimin e vendit dhe në paqe për ndërtimin e vendit do të mbetet gjatë në mendjen tonë.
Largimi i tij nga kjo jetë është humbje e madhe për familjen Babalija, për Gjakovën dhe mbar Kosovën.

Ngushëllime familjes Babalijai, bashkëluftëtarëve, miqëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës dhe thellësisht e ndajë dhimbjen me ta.
Pushoftë në paqe !