.
Published On: Tue, Apr 7th, 2015

Kush ishte i ndjeri Gent Olloni?

Share This
Tags

gentMe datën 7 prill të vitit 2015 pas një sulmi në zemër gjatë seancës së Asamblesë Komunale në Gjakovë, në Spitalin Rajona ”Isa Grezda” u nda nga jeta asambleisti i AKR-së z.Gent Masar Olloni .
Z. Gent Olloni ishte i lindur me 18 gusht të vitit 1972.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa vijoi fakultetin e Makinerisë, Universiteti i Prishtinës dhe së fundmi ishte absolvent në Menaxhimin Ekonomik. Olloni, kishte një përvojë të gjatë në menaxhim. Që nga viti 2003 ka punuar si menaxher i degës së IPKO në Gjakovë.

Në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh asambleist i AKR-së në Asamblenë Komunale. Sot, pas eksponimit të tij në mbledhjen e tretë të Asamblesë, z. Olloni pësoi një sulm masiv kardiak. Përkundrejt ndihmës së parë e cila iu dha menjëherë nga mjekët prezent në sallën dhe Emergjencës e cila arriti pak minuta më vonë, z. Olloni nuk arriti të përballoi këtë sulm dhe ndërroi jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Z. Olloni la pas vetes gruan Dafinën dhe dy fëmijët, Enxhi dhe Erindi.