.
Published On: Sat, Mar 7th, 2015

Shtyhet ndeshja Ferronikeli-Vëllaznimi

Share This
Tags

vellaznimi-Duke parë motin e ligë që po mbretëron këto ditë në Kosovë, Komisari i Garave i Federates së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që ndeshjet e javës së dytë të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës dhe fillimi i Ligës së Parë të Kosovës, të paraparë të zhvillohen sot dhe nesër (shtunë dhe diele), të shtyhen dhe të njëjtat do të zhvillohen fundjavën tjetër.

Kështu ndeshja e paraparë të luhet sot (e shtunë), mes Feronikelit dhe Vëllaznimit shtyhet për të shtunën e ardhëshme. Ndërsa, ndeshjet e kupës së Kosovës do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar më herët./radiogjakova/