.
Published On: Mon, Feb 23rd, 2015

Hadi Shehu: Mezi pres të ngjitem në skenë

Share This
Tags

hadi-shehuPas një pauze disa ditore, kanë rifilluar provat për premierën e shfaqjes “Pjata prej druri”, e cila do të jepet në muajin mars në teatrin e Gjakovës. “Pjata prej druri”, një dramë sociale, që është punuar nga regjisori i njohur shqiptar Gëzim Kame, do të jetë shfaqja me të cilën do të përshëndetet nga skena aktori i madh gjakovar Hadi Shehu, prandaj edhe pritet që të jetë njëri ndër realizimet më madhështore të mbajtura ndonjëherë në Teatrin e Gjakovës.

Vet Shehu ka thënë se po ndjehet i lumtur e njëkohësisht i emocionuar, për faktin se po i pet mundësia që karrierën e tij 40 vjeçare ta mbyllë me njërën prej shfaqjeve të tij më të dashura. E krahas Aktorit Hadi Shehu, i cili do të jetë në rolin kryesor, në këtë shfaqje do të luaj edhe Rajmonda Bulku, Hysen Binaku, Xhevdet Doda, Muradije Muriqi, Albulena Kryeziu, Edmond Hafizademi, Altina Kusari, Bujar Ahmeti, e të tjerë.

Shfaqjen “Pjata prej drurit” e kanë mbështetur financiarisht Ministria e Kulturës së Kosovës dhe Drejtoria komunale e Kulturës në Gjakovë. E përpos vlerës artistike, kjo shfaqje pritet të ketë edhe një vlerë morale për adhuruesit e artit skenik, pasi pothuajse pas një viti, po i rindezë dritat e skenës artistike të Gjakovës./radiogjakova/