.
Published On: Mon, Feb 2nd, 2015

Koncert humanitar me këngëtarët më të mirë gjakovarë

Share This
Tags

teatri-pallatiMe organizim të dy nxënëseve gjakovare Shpresarta Sadriu dhe Gentrina Nuka, të premten me 6 shkurt në Gjakovë do të organizohet një koncert i madh me karakter humanitar.

Sipas organizatoreve, shuma e mbledhur nga biletat e shitura për këtë koncert, do të përdoret për blerjen e produkteve ushqimore për familjet skamnore, bazuar në listën, tashmë të zgjeruar, të Kryqit të Kuq komunal.

E këtij akti human nga dy organizatoret, u janë përgjigjur maksimalisht edhe artistët më të mirë që ka Gjakova, të cilët me angazhimin e tyre kanë pranuar të kontribuojnë që bashkëqytetarët e vet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike të kenë sadopak ndihmë.

Lista e artistëve pjesëmarrës në këtë koncert është mjaft e gjerë, ndërsa në mesin e tyre spikasin Flaka Krelani, Albi Xhepa, Florent Abrashi, Edi Ermeni, Festina Mejzini, Art Dizajn, Shkamb Hadri, Ansambli i Valleve, DubStep Dance, e të tjerë./radiogjakova/