.
Published On: Sun, Feb 1st, 2015

Kusari-Lila në Zvicër, për të thelluar bashkëpunimin Gjakovë-Basel

Share This
Tags

mimoza-baselKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me ftesën e organizatës “Gjakova-Basel”, po qëndron për vizitë në Basel të Zvicrës për përspektivat e bashkëpunimit Kosovë-Zvicër.

Ky organizim dy ditor mbahet si vazhdimësi e bashkëpunimit dhe vizitave të ndërsjella në mes të Gjakovës dhe Baselit. Gjatë këtyre dy ditëve janë mbajtur takime të shumëta në mes të komunitetit të biznesit nga Kosova dhe Zvicra.

Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i mundësive në mes të përfaqësuesve kosovar, bashkatëdhetarëve që jetojnë në Zvicër dhe përfaqësuesve/investitorëve zviceran.

Kusari-Lila gjatë këtij takimi kishte mundësinë të prezentoj prioritetet e komunës së Gjakovës që janë në fushën e tekstilit, agrokulturës, përpunimit të ushqimit dhe reciklimit. Po ashtu edhe disa prej potencialeve kyçe që Gjakova i ofron për investitorët e huaj si fuqia e re punëtore, zona e lirë ekonomike, eco-zona dhe turizimi.

Gjatë këtij takimi, kryetarja Mimoza Kusari-Lila mbrëmë morri pjesë edhe në organizimin e Gala Mbrëmjes ku diskutoj me bashkatëdhetarët tanë për format e bashkëpunimit në mes të Gjakovës dhe Baselit për të forcuar edhe më tutje lidhjet e formuara tash e disa vite në mes të këtyre dy vendeve./radiogjakova/