.
Published On: Sat, Jan 31st, 2015

KDI shpalos raportin për Gjakovën

Share This
Tags

gjakova-Instituti Demokratik i Kosovës, i njohur si KDI ka dalë me raportin vjetor të performancës së komunave të Kosovës, në mesin e tyre edhe të komunës së Gjakovës.

Sipas monitoruesve të KDI-së, përderisa vullneti për zgjidhje të problemeve lokale dhe transparenca është rritur në komunë, këtë vit komunën e kanë karakterizuar edhe konflikte në mes të Kryetares dhe ndërmarrjes komunale “Çabrati”, kryesisht për pastrimin e borës dhe mbeturinave në qytet, që mbesin sfidë në komunë.

Ndërkohë, sipas raportit, komuna ka pasur edhe të arritura, disa prej të cilave janë: përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal, përfundimi i disa projekteve infrastrukturore në qytet, vazhdimi i përmirësimit të infrastrukturës rrugore në zonat rurale, menaxhimi i ndriçimit publik në zona rurale dhe urbane, ngritja e nivelit të transparencës në komunë si dhe themelimi i zyrave të vendit, e të tjera.

Raporti gjithashtu ka përmendur edhe dështimin në realizimin e disa projekteve të premtuara, siç janë zgjerimi i rrugës në dalje të Prizrenit dhe Pejës, Fondi për Ndërmarrje Publike të Vogla dhe Mesme, Fondi për Bujqësi, e të tjera.

E për këtë raport ka fol edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari–Lila, e cila ka thënë se në komunën e Gjakovës ka vend për përmirësime, por ka kërkuar nga organizata të tilla që të mos i ngatërrojnë premtimet 4 vjeçare me ato një vjeçare./radiogjakova/