.
Published On: Thu, Jan 29th, 2015

“Pjata e drunjtë” rikthen Hadi Shehun në teatër

Share This
Tags

hadi-shehuAktori i madh i skenës shqiptare Hadi Shehu kthehet në skenë me projektin  më të ri të Teatrit Profesionist të Gjakovës, “Pjata e drunjtë” nga Edmond Morrison e në regji të regjisorit nga Tirana Gëzim Kame. Regjisori Kame  ka pasur takimin e parë me aktorët gjakovarë duke bërë publike dinamikën e inskenimit të kësaj shfaqje me tematikë sociale e  që në  qender të vëmendjes ka plakun, të cilin duan ta largojnë në nje azil pleqërie.

Kjo është nje drame sociale, e pranishme, e prekshme,  tronditese , për vatrat tona te mbushura me drama të tilla, ka thënë regjisori Gezim  Kame.Në rolin e plakut do të paraqitet  Hadi Shehu, ndërsa në këtë shfaqje luan edhe aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku e cila i bashkohet trupës artistike të Teatrit të Gjakovës për herë të parë.

Sipas drejtorit Edi Kastrati projekti teatror “Pjata e drunjtë” është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria komunale e Kulturës, rinisë dhe sporteve, ndërsa premiera e saj do të shfaqet pas një muaji./radiogjakova/