Ura në Kramovik ende e pakalueshme
Ndonëse punimet për restaurimin e urës në fshatin Kramovik kanë nisur disa muaj më parë, ato ende nuk kanë përfunduar dhe ura ende nuk është e kalueshme.
Megjithatë, përkundër kësaj automjetet tashmë kanë filluar të kalojnë mbi të dhe kështu edhe ta rrezikojnë veten por edhe ta rrezikojnë dëmtimin e mëtejmë të urës.
Pas marrjes së informacionit për fillimin e qarkullimit mbi urë, zyrtarët komunal të Gjakovës kanë kontaktuar me ata të ministrisë së Infrastrukturës, nga të cilët kanë kuptuar se ura nuk është e kalueshme dhe qarkullimi mbi të paraqet rrezik.
Zyrtarët komunal kanë apeluar tek qytetarët e Gjakovës të mos e përdorin urën e dëmtuar për qarkullim por këtë gjë ta bëjnë përmes urës provizore, deri në përfundimin e plotë të punimeve në rregullimin e urës.
E deri atëherë, zyrtarët e ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë të ditur se do ta bëjnë mbylljen e plotë të urës së dëmtuar./radiogjakova/