.
Published On: Sun, Jan 25th, 2015

Kusari-Lila: Retorika e Jabllanoviçit s’e arsyeton dhunën

Share This
Tags

mimoza-kusariKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, që në komunën të cilën e udhëheqë ajo, u mbajt ditë më parë protestë paqësore me dhjetëra mijëra pjesëmarrës, thotë se në protestën e mbajtur në Prishtinë nuk u mbrojt prona e Kosovës, por u dëmtua ajo.

Kusari – Lila thotë se pakënaqësia e qytetarëve e nxitur nga shumë arsye të mirëfillta, nuk bën të kthehet në instrument të partive politike për të realizuar qëllimet e tyre. Sipas saj, dhuna nuk e justifikon gjuhën e përdorur e as veprimet e gabuara të Qeverisë së Kosovës.

Ja postimi i saj i plotë:

Pamjet e xhamave të thyer të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, thyerjet e lokaleve dhe aseteve të tyre në qendër të Prishtinës nuk janë rruga që do të qojë drejt shkarkimit të Jabllanoviqit apo ndryshimit të ligjit të Trepçës.

Dhuna nuk e justifikon gjuhën e përdorur dhe as veprimet e gabuara të Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën, ata që thyen dhe dëmtuan, do ja zgjasin mandatin atyre që nuk duan ti shohin në Qeveri.

Pakënaqësia e qytetarëve e nxitur nga shumë arsye të mirëfillta, nuk bën të kthehet në instrument të partive politike për të realizuar qëllimet e tyre. Pamjet e sodit përballë Grevës së Minatorëve dhe lotëve të nënave të të pagjeturëve nuk shkojnë bashkë.

Andaj, distancimi nga pamjet e shëmtuara të dhunës së shkaktuar dhe apeli për qetësi është hapi i radhës për të gjithë që duan drejtësi në Kosovë. Sot nuk u mbrojt prona e Kosovës por u dëmtua ajo.

E drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, por ndryshimet në Kosovë duhet të paraprihen me procese demokratike dhe rrugë institucionale.