.
Published On: Fri, Dec 26th, 2014

Migrimi shqetëson institucionet lokale në Gjakovë

Share This
Tags

keshilli-ne-bashkesiKëshilli për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit ku është vlerësuar situata e sigurisë në komunën e Gjakovës. Nga ana e zv/komandantit të Stacionit Policorë në Gjakovë, Selman Tanushi është raportuar se situata e sigurisë është stabile.

Në takim ka pasur kërkesa për Policinë që të bëjë më shumë për të liruar trotuaret, të cilët më shumë se për këmbësorët, shërbejnë për të parkuar automjetet.

Po ashtu, një problem që është shtruar për diskutim ka qenë numri i madh i qytetarëve të cilët kanë marrë rrugët e jashtëligjshme drejt vendeve perëndimore. Zv/komandanti Tanushi ka theksuar se ky migrim nuk po bëhet për çështje të sigurisë, po për arsye tjera.

Kryetarja Kusari-Lila ka njoftuar se çështja e migrimit ka prekur gjithë Kosovën, ndërsa nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarë të komuniteteve pakicë, por edhe për shqiptarë.

Ndërkohë, Diana Qarkaxhija, drejtoreshë e Arsimit, ka njoftuar për gjysmëvjetorin e parë në shkollat e komunës së Gjakovës. Ajo ka thënë se arsimi në Gjakovë ka rënë në binarët e shëndoshë pasi statistikat tregojnë për një sukses më të mirë se vitin e kaluar./radiogjakova/