.
Published On: Fri, Dec 26th, 2014

Gjakova në 2014-n, përmbledhja e muajit Janar

Share This
Tags

gjakova-festa11 janar – Qytetarët e komunës së Gjakovës Vitin e Ri 2014 e pritën në sheshin festiv të ngritur në qendrën e qytetit. Aktivitete që u mbajtën nën sloganin “Gjakova feston” kulmuan në ora 00:00 të 31 dhjetorit 2013 ku u bë numërimi mbrapsht nga kryetarja e re e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila. Festa vazhdoi në lokalet e qytetit.

protesta-serbet

6 janar – Një njoftim i ashtuqujturës Zyra e Kosovës pranë Qeverisë serbe se ministri Aleksandër Vulin do të jetë në Gjakovë për Krishtlindjet ortodokse mobilizoi qytetarët e Gjakovës. Mbrëmjen e 5 janarit kryetarja Kusari-Lila iu drejtua me një letër të hapur Vulinit duke i thënë të mos niset në Gjakovë pa kërkuar falje për krimet që shteti i tij i ka bërë Gjakovës.

Mëngjesi i 6 janarit e gjeti Kusari-Lilën pranë kishës ortodokse bashkë me nënat e të zhdukurve, dëshmorëve dhe martirëve të Gjakovës. Aty ishin për të penguar ardhjen e ministrit Vulin dhe dy autobusëve me pelegrinë serbë. Me kalimin e orëve, sipas raportit të policisë, numri i protestuesve shkoi në 4 mijë.

Rreth orës 13:00 dy autobusë hynë në rrugën “Mbretëresha Teuta”, një qytetar iu ndërpreu rrugën duke parkuar veturën në mesin e rrugës, ndërsa një tjetër arriti t’i gjuajë me gurë. Turma e mbledhur pranë objektit të KEDS arriti të çajë kordonin e policisë, edhe pse këta të fundit përdorën gaz lotsjellës. Si përfundim, pelegrinët që më vonë u zbulua përmes disa videove se kishin ofenduar rëndë qytetarët e Gjakovës nga brenda autobusit dhe kishin dëmtuar disa makina gjatë rrugës për Deçan, u kthyen mbrapsht duke mos u futur në kishë.

17 janar – Kusari-Lila morri vendim që të largojë partinë e AAK-së nga objekti ekzistues pranë Sahat Kullës, aty do të duhej të bëhej shesh. Në anën tjetër, Pal Lekaj e krahasoi këtë vendim të kryetares së re me ato të regjimit të Millosheviçit.

akr-pdk

17 janar – Në kohën kur ende nuk ishin mësuar emrat e drejtorëve të Kusari-Lilës, koalicioni mes AKR-së e PDK-së pati një krisje për shkak të emrit të nënkryetarit. PDK-ja kishte nominuar Artan Nimanin, por Kusari-Lila refuzoi duke kërkuar një tjetër kandidat. Nimani pretendoi se Kusari-Lila nuk e do atë vetëm për shkak të origjinës së tij, por këtë e ka mohuar kategorikisht kryetarja e Gjakovës.

20 janar – Zhvillime të reja brenda koalicionit AKR-LDK-PDK për shkak të emrit të  nënkryetarit. Partia që ishte në koalicion me AAK-në, PSHDK konfirmoi se ka pasur bisedime me Kusari-Lilën për një koalicion të mundshëm, ndërsa Ramadan Hoti nga PDK-ja e Hasit tha se do mbështeste qeverinë e re, pavarësisht PDK-së në Gjakovë.

Luan-Gola

21 janar – Për herë të parë Asambleja e Gjakovës mbajti një seancë punuese. Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola u zgjodh kryesues i Asamblesë komunale. Ai fitoi ngushtë garën përballë kundërkandidatit Dervish Tahiri nga AAK-ja. Gola morri 18 vota ndërsa Tahiri 16 të tilla. Një votë u shpall e pavlefshme. Votimi ishte i fshehtë.

21 janar – Menjëherë pas mbarimit të Asamblesë komunale, Kusari-Lila emëroi nënkryetarin e Gjakovës. “Odiseja” që kishte nisur prej kohësh për këtë pozitë u mbyll me këtë datë me emrin e Ramadan Hotit. Po ashtu, u kompletua qeveria e re e Gjakovës me partitë AKR, PDK e LDK.

zarushi-

23 janar – Mëngjesin e kësaj date Gjakova u trondit nga lajmi për aksidentin në të cilën ishte përfshirë asambleistja e AKR-së, Gjylgjyzare Xharavina, e njohur ndryshe si Zarushi. Ajo po udhëtonte në punë me biçikletë kur u godit nga një makinë. Zarushi menjëherë u dërgua në Prishtinë dhe më pas edhe në Shkup.

24 janar – Florent Abrashi u shpall fituesi i The Voice of Albania 3. Fituesi u zgjodh me SMS nga publiku i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Gjakova pati një përfaqësim dinjitoz pasi Florenti, Vesa Smolica, Albi Xhepa dhe Besnik Varaku dhuruan shumë emocione.

sidrit-florent

25 janar – Nga Shkupi u dha lajmi i hidhur për vdekjen e Gjylgjyzare Karaxhija-Xharavina, e njohur ndryshe si Zarushi. Ajo nuk arriti t’i bëjë ballë dëmtimeve në tru duke lënë pas vetes bashkëshortin Fehmiun dhe vajzën Natyrën.

27 janar – Në prezencën e shumë qytetarëve, personaliteteve dhe figurave publike, pasdite me nderime të larta qytetare u varros Gjylgjyzare Karraxhia Xharavina, këshilltare e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, njëherit edhe shefe e grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të partisë politike AKR. Në nderim të figurës së saj gjatë ditës janë mbajtur mbledhje komemorative, tri sosh, nga Komuna, AKR-ja dh spitali “Isa Grezda” si dhe janë bërë homazhe ku kanë marrë pjesë me mijëra e mijëra qytetarë.

varrimi-zarush

31 janar – Me nderime të larta u kujtuan dëshmorët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Mëngjesin e kësaj date u bënë homazhe pranë varrezave, ndërsa pasdite u organizua një akademi përkujtimore. Kërleshi dhe Hoxha u vranë në demonstratat e janarit 1990.

31 janar – Qindra qytetarë kishin dalë në qendër të qytetit për të pritur fituesin e “The Voice of Albania 2013”, Florent Abarashi bashkë edhe me pjesëmarrësit tjerë nga Gjakova. Abrashi ia dedikoi çmimin Gjakovës duke i dorëzuar në mënyrë simbolike trofeun kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila./radiogjakova/

florent-mimoza