.
Published On: Thu, Dec 25th, 2014

Cana dhe Abrashi pritet të ndryshojnë skuadër

Share This
Tags

cana-abrashiDy lojtarët shtyllë të Kombëtares Shqiptare Lorik Cana dhe Amir Abrashi pritet që të ndryshojnë skuadër nga viti i ardhshëm. Dy gjakovarët janë duke kaluar në një formë të mirë, ndërsa Cana është përfshirë edhe në skuadrën e javës.

Menaxheri dhe babai i Lorikut, Agimi, ka deklaruar se disa skuadra gjermane janë të interesuara për të, por ende nuk ka asgjë konkrete. Ai ka theksuar se Loriku dëshiron të qëndrojë te Lazio për të cilën angazhohet maksimalisht.

“Loriku ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Lazion dhe dëshiron të qëndrojë sa më gjatë. Aktualisht është duke punuar fort që të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat që është një vend në Europë. Gjashtë muajt e ardhshëm do jenë vendimtar për të ardhmen e tij, pasi ka edhe disa skuadra nga Gjermania dhe besoj atje mund të luaj edhe për dy-tre vite të ardhshme”, ka thënë Agimi.

Ndryshe është situata me Amir Abrashin që me shumë gjasa pritet t’i thotë lamtumirë Grasshoppersit. Drejtuesit e klubit zviceran nuk kanë arritur ta bindin 24-vjeçarin të rinovojë kontratën, ndërsa disa skuadra të njohura nga Italia dhe Gjermania kanë vënë në shënjestër atë.

Për shkak edhe të skadimit të kontratës, vlera e Abrashit është rritur ndjeshëm, duke bërë që kartoni i tij të kushtojë mbi 2 milionë euro, ndërsa futbollisti i më i shtrenjtë aktualisht i kombëtares është Shkëlzen Gashi vlera e të cilit prek 4.5 milionë euro./radiogjakova/